Ndërlidhjet

Dhunë e shtuar në Irak, 45 të vrarë



Nga shpërthimi i dy makinave bombë janë vrarë rreth 45 persona në rrethinat e qytetit irakian të Qerbelasë.

Burimet rajonale thanë se rreth 150 të tjerë janë plagosur, në qytetin që njihet si një nga vendet e shenjta të myslimanëve shiitë.

Shpërthimet ndodhën në një distancë kohore prej 20 minutash. Gjatë ditëve të fundit Iraku po përballet me shkallë të lartë dhune.
XS
SM
MD
LG