Ndërlidhjet

Prokurorët nga ish Jugosllavia diskutojnë krimet e luftës



Rreth 20 prokurorë nga vendet e ish Jugosllavisë dhe përfaqësues nga Gjykata e Hagës janë mbledhur në Beograd për të shkëmbyer përvojat lidhur me gjykimet e krimeve të luftës. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria për krime lufte e Serbisë.

Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka nisur një projekt në vlerë prej 4 milionë eurosh për të ndihmuar drejtësinë e vendeve të rajonit në trajtimin e krimeve të luftës nga koha e shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG