Ndërlidhjet

logo-print

FER-i do garojë në Mitrovicë



Partia Fryma e Re do të marrë pjesë në procesin e zgjedhor të 23 janarit në Mitrovicë. Informacionet se FER-i ka kërkuar që vota e tyre t’i hidhet njërës nga partive të tjera në rivotimin e 23 janarit është dezinformatë, ka deklaruar FER-i.

"Partia Fryma e Re konsideron se është jokushtetuese dhe e paligjshme që të
imponohet përcaktimi i vënies së votës. Poashtu, çfarëdo lloj përpjekje
për të manipuluar me votuesit është vepër e dënueshme, thuhet në deklaratën e FER-it.

Zgjedhjet në Mitrovicë do të përsëriten pas vendimit të Gjykatës për parregullsi gjatë procesit zgjedhor të 12 dhjetorit. Ky është rivotimi i dytë që lidhet me zgjedhjet e dhjetorit.
XS
SM
MD
LG