Ndërlidhjet

Gjingjiq synonte ndarjen e Kosovës



Qeveria e ish kryeministrit serb Zoran Gjingjiq ka pasur një plan sipas të cilit "Mali i Zi do të ndahej paqësisht nga Serbia dhe do të këmbëngulej për ndarjen e Kosovës", ka deklaruar Zoran Zhivkoviç, në një intervistë për mediat serbe.

Zhivkoviç thekson se pjesë e të njëjtit plan ishte dhe adresimi i problemeve me krimin, përfshi dhe Legijen dhe vendosja e rregullit në ushtri. Plani sipas Zhivkoviçit hasi në kundërshtimin e disa prej zëvendësve të Gjingjiqit dhe kabinetit të presidentit të asaj kohe, Koshtunicës.

Zhivkoviç morri postin e Gjingjiqit pas vrasjes së tij në mars të 2003.
XS
SM
MD
LG