Ndërlidhjet

WSJ: A do të jetë Afganistani një luftë e harruar?


Ushtarë amerikanë në Kandahar të Afganistanit.

Ushtarë amerikanë në Kandahar të Afganistanit.

"Wall Street Journal"

Në vitin 2004, kur entuziazmi për luftën në Irak lidhej ende me unitetin kombëtar të pas-sulmeve të 11 Shtatorit, u krijua grupi “Shpirti i Amerikës”, për t’i mbështetur trupat me ndihma. Njerëzit iu përgjigjen me hov përkrahjes së organizatës së re, të krijuar nga Xhim Hejk.

Zoti Hejk dhe shoqata e tij vepruan fillimisht në Irak e tani edhe në Afganistan. Ata kanë vazhduar t’i plotësojnë kërkesat e komandantëve në terren për gjësende të ndryshme – makina të qepjes, batanije, radio, topa futbolli – që janë shumë të vogla për t’u regjistruar me burokracitë e Pentagonit, por që lujanë rol të rëndësishëm në krijimin e besimit ndërmjet trupave dhe fshatarëve lokalë.

Kjo - derisa Departamenti i Mbrojtjes t’i ndalojë ato.

“Shpirti i Amerikës” luftoi përmes burokracisë qeveritare për t’i mbështetur trupat në Afganistan. Për shtatë vjet, kjo organizatë ka punuar me ushtrinë amerikane, kryesisht me marinsat në Irak, për të siguruar ndihmën civile për komandantët e batalionit, të angazhuar në operacionet kundër kryengritësve në nivel fshati.

Vitin e kaluar, zoti Hejk ka menduar se kjo do të kishte rëndësi në Afganistan, për të zgjeruar marrëdhëniet me krijimin e një Programi për Përkrahjen e Komandantëve.

Zyrtarët e lartë të marinës, të cilët kishin marrëdhënie të mira pune me grupin në Irak, kanë mbështetur idenë e zotit Hejk.

Në atë kohë, zoti Hejk ngriti kokën lart:

“Për shkak se ne do të vazhdojmë me Programin për Përkrahjen e Komandantëve, jemi vënë nën vëzhgimin e avokatëve më të lartë ushtarakë. Ata, jo vetëm që erdhën në përfundim se Programi nuk mund të zbatohet, porse nuk mund të realizohet as ajo që ne bëmë në 7 vjetët e kaluar. Nuk ndodhi ajo që shpresuam”, ka thënë Hejk.

“Shiprti i Amerikës” është rrënuar me rregullat e tepruara të qeverisë.

Mbështetësit thonë se ajo që ka bërë kjo organizatë – duke dërguar gjësende në zonën e luftës përmes komandantëve të batalionit – mund të përkufizohet si një “dhuratë” për komandantët nën rregullat aktuale të etikës.

Xhon Bellinger, ish-këshilltar ligjor në Departamentin e Shtetit, tha se juristët ushtarakë janë treguar shumë të kujdesshëm rreth gjithçkaje, sepse njerëzit mund të bëhen agresivë edhe për gjëra kaq qëllimmira. Edhe përpjekja për të gjetur mënyra rreth rregullave mund t’i ekspozojë ata para kritikave.

“Është e vështirë të mos vihet re ironia e një qeverie në nevojë për t’i dhënë dritën e gjelbër një ideje të mirë”.

Zoti Hejk dhe bashkëpunëtorët e tij në terren vendosin qasje satelitore në Internet kudo që shkojnë dhe planifikojnë të vendosin edhe video-konferenca përmes Skype-it.

“Nëse ju mendoni se ne nuk duhet të jemi atje, jo do të doni që ne të jemi të suksesshëm për aq kohë sa jemi atje. Kjo është koha për të ecur përpara dhe kjo përkrahje private është një mënyrë për ta bërë atë”.

“Gjithashtu është një mënyrë për t’i siguruar amerikanët atje se nuk janë të harruar”, ka thënë Hejk. (v.t.)
XS
SM
MD
LG