Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Irak



Nga shpërthimi i dy makinave bombë janë vrarë së paku 50 persona në rrethinat e qytetit irakian të Qerbelasë.Burimet rajonale thanë se rreth 150 të tjerë janë plagosur, në qytetin që njihet si një nga vendet e shenjta të myslimanëve shiitë.

Shpërthimet ndodhën në një distancë kohore prej 20 minutash. Gjatë ditëve të fundit Iraku po përballet me shkallë të lartë dhune. Vetëm nga sulmi i të martës në Tikrit humbën jetën 65 persona.
XS
SM
MD
LG