Ndërlidhjet

Ribashkohet me familjen gruaja e rrëmbyer si fëmijë në 1987



Në Shtetet e Bashkuara, një grua 23 vjeçare, e cila ishte rrëmbyer nga spitali kur ishte 19 ditë, është ribashkuar me familjen e saj.

Policia tha se Karlina Uajt ishte rrëmbyer nga një spital në zonën e Harlemit në qytetin e Nju Njorkut në vitin 1987, dhe ishte rritur nga një familje në shtetin e afërt Konektikat.

Uajt tha se dyshimet lindën mbi identitetin e saj, kur familja nga Konektikati nuk mundej të sigurojë certifikatë të lindjes apo numrin e sigurimit social të gruas.
XS
SM
MD
LG