Ndërlidhjet

Hu Xhintao viziton Çikagon



Presidenti i Kinës Hu Xhintao viziton qytetin e Çikagos, ku mbrëmë në një fjalim u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t'i lehtësojnë kufizimet ndaj eksportit të teknologjisë në Kinë.

Më herët, në një fjalim në Uashington Hu tha se Kina nuk ka interes të zhvillojë garë të armatimit apo të ushtrojë epërsi ushtarake ndaj vendeve tjera.

Ai gjithashtu bëri thirrje për "respekt të ndërsjellë" dhe bashkëpunim, por u tërhoqi vërejtjen Shteteve të Bashkuara që ta respektojnë sovranitetin e Pekinit mbi Tajvanin dhe Tibetin.
XS
SM
MD
LG