Ndërlidhjet

Sa lexohet libri?


Çmimet e librave, sipas disa qytetarëve, janë tejet të larta - arsye kjo, sipas tyre, pse libri nuk lexohet aq sa do të duhej. Diana Bunjaku nga Prishtina thotë se, edhe pse interesimi i të rinjve ekziston për të lexuar libra, çmimet e shtrenjta e pamundësojnë një gjë të tillë.

”Lexoj vazhdimisht, sa herë që kam kohë të lirë. Për standardin tonë mendoj se është pak i shtrenjtë dhe kjo është edhe arsyeja pse ndoshta njerëzit nuk blejnë shumë libra. Mbase e shfrytëzojnë rastin më shumë kur kemi panaire librash, sepse bien çmimet”, thotë zonja Bunjaku.

Dafina Tigani, nga libraria “Dukagjini” në Prishtinë, thotë se lexueshmëria është e kënaqshme, por sipas saj është një kategori e caktuar e njerëzve që blejnë dhe lexojnë libra në vazhdimësi.

”Mendoj se lexueshmëria në një masë është e kënaqshme edhe pse ne kemi një kuadër të njerëzve që vazhdimisht janë të interesuar për libra”.

“Ofrojmë më shumë literaturë profesionale dhe kjo është pak e shtrenjtë sidomos për standardin tonë”,
thotë zonja Tigani.

Por, të lexuarit edhe nëpër shkolla ka ndryshuar. Nora Kica , e cila ka një vajzë 10 vjeçare, thotë se fëmijët sot nuk kanë numër të mjaftueshëm të lektyrave shkollore se sa duhet lexuar, duke e bërë kështu krahasimin me periudhën kur ajo ishte nxënëse.

"Ndoshta përpara ka qenë më mirë, sepse e ke pasë numrin e caktuar të librave se sa duhet të lexosh dhe në një mënyrë është krijuar një shprehi e të lexuarit. Tash, për shembull, fëmija im në shkollë e përzgjedh vetë librin, pasaj ekziston një sistem i komentimit, secili fëmijë e bën në mënyrën e vet”.

“Por, gjithsesi mendoj se dëshira për të lexuar është shumë individuale, pavarësisht sistemit shkollor”, thotë Nora Kica.

Myrvete Kelmendi, mësuese në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, thotë se me planprogramin e ri ka ndryshuar edhe sistemi i të lexuarit tek nxënësit. Sipas saj libri në përgjithësi tash lexohet më pak.

”Ka reduktime të të lexuarit. Përpara janë lexuar shkrimtarët më të vjetër, derisa tash në planprogram i kemi shkrimtarët e rinj. Përpara ka qenë e obliguar lektyra të lexohet nga nxënësit, derisa tash lexohet shumë më pak”, thotë zonja Kelmendi.

Sidoqoftë, sipas përfaqësuesve nëpër libraritë e qytetit, një arsye tjetër që ka ndikuar tek zvogëlimi i numrit të atyre qe blejnë libra, është edhe Interneti, duke qenë një burim edhe i shkarkimit të literaturës së shumtë në kompjuter.


Kafiteria e pazakontë

Video: Edona Peci

Mundësinë që duke pirë kafe, ta huazosh dhe eventualisht ta blesh ndonjë libër nga literatura vendore e ndërkombëtare, e ofron libraria - kafiteri “Ditë e Natë” në Prishtinë. Ata që e hapën këtë vend, shpresojnë që të shtrihet rrjeti i lokaleve të tilla, ku, siç thonë, njeriu nuk kalon kohën kot, por merr ndonjë mësim me vete.

Kafiteria "Ditë e Natë"
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:12 0:00
XS
SM
MD
LG