Ndërlidhjet

logo-print

Bler sërish pyetet për luftën në Irak


Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, do të ballafaqohet sot prapë me pyetje për rolin e tij në dërgimin e trupave britanike në luftën në Irak, më 2003.

Kjo është paraqitja e dytë publike e Blerit para ekipit hetues.

Ai pritet të pyetet rreth "disa mospërputhjeve të dukshme ndërmjet shpjegimeve të tij të mëhershme dhe disa dokumenteve zyrtare".

Në paraqitjen e tij të parë para një viti, Bler u tha hetuesve se nuk ndjen keqardhje lidhur me operacionet ushtarake për rrëzimin e Sadam Huseinit.

Bler ka thënë se udhëheqësi irakian ishte kërcënim për botën dhe se duhej të largohej ose të çarmatosej.
XS
SM
MD
LG