Ndërlidhjet

BE dhe SHBA bojkotojnë inaugurimin e Lukashenkos


Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, ka bërë betimin për mandatin e katërt presidencial.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, që kanë dënuar zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, kanë bojkotuar ceremoninë inauguruese të Lukashenkos.

Zgjedhjet e 19 dhjetorit u pasuan me protesta të dhunshme kundër rizgjedhjes së presidentit, si dhe me arrestimin e qindra personave, përfshirë kandidatë presidencialë.

Bashkimi Evropian ka thënë se do të rivendosë ndalesë udhëtimi për Lukashenkon, nëse ky i fundit nuk liron kundërshtarët e tij të burgosur. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë sanksione të mundshme kundër Bjellorusisë.
XS
SM
MD
LG