Ndërlidhjet

logo-print

Byler takon shefin e mbrojtjes në Tiranë


“KFOR-i, me numër të reduktuar të ushtarëve dhe me dy grupe shumëkombëshe luftarake, me fleksibilitet të shtuar, lëvizshmëri dhe gatishmëri, do të jetë në gjendje të bëjë detyrën e tij në një ambient, i cili pak a shumë është i qetë dhe stabil”, tha komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë, general majori Erhard Byler.

Ai i bëri këto komente në Shqupëri, ku ka takuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, general majorin Maksim Malaj.

Pos tjerash, dy gjeneralët theksuan nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve në të mirë të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, bën të ditur zyra për informim e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG