Ndërlidhjet

Bler pranon se ka shpërfillur urdhrat ligjorë


Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, ka zbuluar sot se ka ofruar mbështetje për një operacion ushtarak kundër Sadam Huseinit, pavarësisht pengesave ligjore.

Bler tha se ka shpërfillur këshillat nga zyrtari i tij ligjor, se sulmi ndaj Irakut do të ishte i paligjshëm pa një rezolutë të dytë të OKB-së, meqë e para ishte “e përkohshme”.

Kjo ishte paraqitja e dytë e Blerit para ekipit hetues rreth rolit të tij në dërgimin e trupave britanike në luftën në Irak, më 2003.

Në paraqitjen e tij të parë para një viti, Bler u tha hetuesve se nuk ndjen keqardhje lidhur me operacionet ushtarake për rrëzimin e Sadam Huseinit. Bler ka thënë se udhëheqësi irakian ishte kërcënim për botën dhe se duhej të largohej ose të çarmatosej.
XS
SM
MD
LG