Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara dënojnë sulmet në Irak


I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak ka dënuar sulmet vetëvraëse ndaj pelegrinëve shiitë, që rezultuan me të paktën 50 të vdekur dhe mbi 100 të tjerë të plagosur.

Makina bombë shpërtheu të enjten në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.

Në deklaratën e Kombeve të Bashkuara thuhet se kreu i Misionit Asistues të OKB-së për Irakun, Ad Melkert, “u shpreh ngëshëllimet e sinqerta familjeve të viktimave”.

“Ai është shumë i shqetësuar për sulmet e vazhdueshme kundër grupeve të veçanta në Irak, forcave të sigurisë dhe figurave politike”, thuhet në deklaratë.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa raportet flasin për militantët e Al Kaidës si të dyshuar të mundshëm.
XS
SM
MD
LG