Ndërlidhjet

logo-print

Shumica e sudanezëve jugorë pro pavarësisë


Bazuar në rezultatet e shumicës së votave të numëruara, rreth 99 për qind e sudanezëve jugorë kanë votuar për pavarësi nga veriu.

Komisioni i Referendumit tha se 3.14 milionë qytetarë kanë votuar për Sudanin Jugor shtet të pavarur.

Referendumi është rezultat i një marrëveshjeje për paqe në vitin 2005, e cila i dha fundit konfliktit disavjeçar në mes të veriut dhe jugut.

Kjo ishte lufta më e gjatë civile në Afrikë, në të cilën kanë humbur jetën rreth 2 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG