Ndërlidhjet

logo-print

40 ekipe të huaja vëzhgojnë rivotimin në Mitrovicë


Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) në Kosovë do të koordinojë “Vëzhgimin e Zgjedhjeve të Kosovës 2010”, për të përcjellë rivotimin në komunën e Mitrovicës, të dielën më 23 janar.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për media të kësaj zyre.

"Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve do të përbëhet prej rreth 40 ekipeve me pjesëtarë të ICO-së/EUSR-së, pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe me diplomatë nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor", vijon komunikata.

Ajo vë në pah se "disa prej ekipeve të vëzhgimit do të vendosen në mënyrë statike, që do të thotë se gjatë tërë ditës do të qëndrojnë vetëm në një qendër votimi, ndërsa të tjerat do të jenë ekipe mobile, që do të vizitojnë një numër vendvotimesh gjatë tërë ditës".

"Këto ekipe do t’i përcjellin të gjitha fazat e procesit në ditën e zgjedhjeve.
Për vëzhgimet e veta, këto ekipe do t’i raportojnë Qendrës Operative të Zgjedhjeve", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG