Ndërlidhjet

Jordanezët protestojnë kundër qeverisë


Mijëra jordanezë kanë protestuar pas lutjeve të së premtes, duke i bërë thirrje Mbretit Abdullah të shkarkojë qeverinë e kryeministrit Samir Rifai.

Protesta më e madhe u mbajt në kryeqytetin Aman, ku policia njoftoi për 4 mijë protestues të pranishëm.

Tubime të ngjashme u organizuan edhe në qytetet tjera kryesore, Zarqa, Irbid, Karak Tafilah dhe Sallt.

Protestuesit bënë thirrje për shpërbërjen e kabinetit të Rifait, duke e akuzuar atë për rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë dhe karburanteve, si dhe për dështime në luftën kundër korrupsionit.
XS
SM
MD
LG