Ndërlidhjet

logo-print

Topi fton për qetësi


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u ka bërë thirrje protestusve për qetësi dhe maturi, pas situatës së krijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Presidenti u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që t'i qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”, thuhet në deklaratën që transmeton Zyra e shtypit e Presidencës.

"Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja", përfundon deklaratën e tij presidenti Topi.
XS
SM
MD
LG