Ndërlidhjet

Osama bin Laden kërcënon Francën


Lideri i rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden, ka thënë se lirimi i dy pengjeve franceze në Nigeri varet nga tërheqja e ushtarëve të këtij shteti nga Afganistani. Ai paralajmëroi Parisin se do të paguajë “një çmim të lartë” për shkak të politikave të tij në vend.

“Ju përsërisim të njëjtin mesazh: Lirimi i të burgosurve tuaj në duart e vëllezërve tanë lidhet me tërheqjen e ushtarëve tuaj nga vendi ynë”, thuhet në audio-mesazhin e fundit të dërguar në emër të shefit të Al Kaidës, të transmetuar në televizionin Al Xhazira.

Bin Laden, duke iu adresuar popullit francez, tha: “Refuzimi i presidentit tuaj për t'u tërhequr nga Afganistani është rezultat i nënshtrimit ndaj Amerikës dhe refuzimi i tij është një dritë jeshile për vrasjen e të burgosurve tuaj...”.
XS
SM
MD
LG