Ndërlidhjet

Rama, apel për qetësim të situatës


Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë thirrje për qetësi dhe ka akuzuar qeverinë se ka provokuar manifestuesit gjatë demonstratës së opozitës ditën e sotme.

Në një dalje për mediat, Rama ka kërkuar reflektimin e qeverisë për situatën e krijuar.

“Një ditë për një manifestim të madh demokratik, po ngryset në mënyrën më të padëshiruar dhe më të rëndë të mundshme, kur qytetarët demonstrues janë provokuar rëndë dhe është ende e vështirë për t'i qetësuar të gjithë".

"Unë do të kërkoja edhe publikisht, siç kam bërë edhe me kolegët e tjerë gjatë kësaj kohe, por në këtë rast drejtpërdrejt, për të gjithë ata familjarë që kanë njerëzit në bulevard, t'i bëjnë telefonatat e tyre për qetësi, për të zbutur gjakrat dhe qetësuar njerëzit e provokuar në mënyrën më të shëmtuar dhe të patolerueshme”, ka thënë mes tjerash kryesocialisti Edi Rama.
XS
SM
MD
LG