Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, BE, OSBE: Demonstrata nuk ishte paqësore


Ambasada e SHBA-ve, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, prania e OSBE-së, përmes një deklarate për shtyp, kanë dënuar dhunën në protestat e sotme në Tiranë.

"Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima. Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur. Bëjmë thirje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike”, thuhet në deklaratë.

Ajo po ashtu bën thirrje për dialog konstruktiv dhe kompromis, për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese.
XS
SM
MD
LG