Ndërlidhjet

DASH dënon dhunën gjatë protestave në Shqipëri


Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën në Shqipëri dhe shprehën keqardhjen për humbjen e jetëve dhe plagosjet gjatë protestave.

"Na vjen keq që demonstrata nuk ishte paqësore dhe që nuk u morën parasysh thirrjet për qetësi që u bënë përpara protestës", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, në konferencën e tij për shtyp.

"Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo toleranca ndaj çdo lloj dhune i shkakton një dëm të madh popullit të Shqipërisë, cili meriton më shumë se kaq", tha zoti Krouli.
XS
SM
MD
LG