Ndërlidhjet

Duvalier s’u kërkon falje haitianëve


Ish-diktatori haitian, Zhan Klod Duvalier, ka shprehur keqardhje për viktimat gjatë regjimit të tij 15-vjeçar, por nuk ka kërkuar falje për vrasjet dhe torturat që kanë ndodhur gjatë viteve të tij në pushtet.

Duke folur në Port-o-Princ, Duvalier tha se shpreh “hidhërim të thellë” për haitianët që e shohin veten viktima të qeverisë së tij.

Diktatori 59-vjeçar tha se është rikthyer në Haiti për të punuar për pajtimin dhe bashkimin kombëtar, derisa vendi po lufton me pasojat e tërmetit të një viti më parë dhe me krizën nga zgjedhjet e kontestueshme presidenciale.

Duvalier ishte detyruar të largohej nga pushteti në vitin 1986, nga kryengritja popullore dhe presioni i Shteteve të Bashkuara.

Ai dhe mbështetësit e tij ishin akuzuar për korrupsion, represion politik dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG