Ndërlidhjet

logo-print

SHBA i kthen Francës pikturën e vjedhur


Shtetet e Bashkuara bëjnë të ditur se u kanë kthyer autoriteteve franceze pikturën e Edgar Degasit, të vjedhur 37 vjet më parë.

Piktura, e cila daton nga fillimi i viteve 1870, u zbulua së fundmi, teksa bëheshin përgatitjet për ta nxjerrë në ankand në Nju Jork. Provat e gjykatës thonë se shitësi nuk e dinte se ishte e vjedhur.

Në vitin 1973, piktura ishte marrë nga muri në Muzeun Malraux të Francës, nga hajdutë ende të paidentifikuar. Ekspertët e artit thonë se piktura me vaj kap vlerën 350-450 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG