Ndërlidhjet

Krasniqi ngushëllon Topin


Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, për viktimat në demonstratën e djeshme.

“Me shqetësim të madh kam përcjellë ngjarjet e djeshme në Tiranë dhe me keqardhje mora lajmin për vdekjen e tre qytetarëve si dhe lëndimin e dhjetëra të tjerëve. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe përmes jush familjeve që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre në protestat e djeshme në Tiranë", thuhet në telegramin e ngushëllimit të zotit Krasniqi.

Ai ka theksuar nevojën e ruajtjes së stabilitetit.

“I nderuar President, në këto momente të rëndësishme për perspektivën evropiane të Shqipërisë, është shumë i rëndësishëm stabilizimi i situatës, vetëpërmbajtja e spektrit të gjerë politik dhe gjetja e një zgjidhjeje institucionale për kapërcimin e kësaj situate”, thuhet në telegramin e Krasniqit.
XS
SM
MD
LG