Ndërlidhjet

Mitrovica rivoton


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për rivotimin në komunën e Mitrovicës janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ftoi të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e akredituar që të veprojnë në përputhje me rregullat e KQZ-së.

Përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në Mitrovicë bëhet pas evidentimit të parregullsive në raundin e parë më 12 dhjetor, 2010.

Mbi 86 mijë votues potencialë, gjatë ditës, do të kenë mundësi ta hedhin votën e tyre në kutitë e vendosura në 31 qendra të votimit me 104 vendvotime.
XS
SM
MD
LG