Ndërlidhjet

Portugalia voton për presidentin e ri


Portugezët votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, ndërsa favorit për shefin e shtetit konsiderohet presidenti i deritanishëm, Anibal Kavako Silva.

Sondazhet parashohin që Kavako Silva të fitojë 60 për qind të votave përballë rivalit socialist, Manuel Alegre.

Zgjedhjet po mbahen në kohën kur Portugalia është zhytur në borxhe. Kohë më parë, ajo ka miratuar një plan për shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave, me qëllim që të kthejë besimin e tregut në financat publike.
XS
SM
MD
LG