Ndërlidhjet

Protesta kundër presidentit të Ukrainës


Mijëra mbështetës të ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, janë tubuar në qendër të Kiveit për të protestuar kundër rivalit të saj, presidentit Viktor Janukoviq.

Ata mbanin parulla që bënin thirrje për largimin e presidentit dhe të kryeministrit të tij, Mikola Azaro. Protesta ishte e qetë dhe nuk raportohet për të arrestuar.

Janukoviq, i cili erdhi në pushtet vitin e kaluar, është akuzuar nga kritikët e tij për lidhje të afërta me Moskën dhe për persekutimin e kundërshtarëve të tij politikë.
XS
SM
MD
LG