Ndërlidhjet

Varroset njëri nga të vrarët e së premtes


Në Gjirokastër është zhvilluar ceremonia mortore e Ziver Veizit, i vrarë në protestën e së premtes në Tiranë. Në ceremoninë e varrimit merrte pjesë dhe kryesocialisti Edi Rama.

Në protestën e opozitës të 21 janarit humbën jetën tre persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

PD-ja dhe PS-ja vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për shkaktarët e dhunës.

Prokuroria ka ngritur aktpadi për gjashtë persona që mësohet të jenë pjesëtarë të gardës, për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit në protestën e opozitës.
XS
SM
MD
LG