Ndërlidhjet

DV: Rivotimi nisi mirë


Koalicioni i OJQ-ve "Demokracia në Veprim" është duke vëzhguar procesin e rivotimit në komunën e Mitrovicës me rreth 130 vëzhgues statikë dhe 20 vëzhgues mobilë.

"Vëzhguesit tanë kanë raportuar se janë hapur të gjitha vendvotimet dhe procesi i votimit ka filluar me kohë. Deri në këtë periudhë raportuese nuk është evidentuar ndonjë parregullsi", thuhet në një komunikatë për media të kësaj organizate.

“DV u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, vëzhguesve të partive politike dhe simpatizantëve të tyre që të mos pengojnë vëzhguesit e Demokracisë në Veprim në kryerjen e mandatit të tyre për raportim objektiv, me qëllim të rritjes së transparencës së procesit zgjedhor në komunën e Mitrovicës”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG