Ndërlidhjet

KQZ: S'ka informacione për parregullsi në Mitrovicë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bëri të ditur se deri në orën 11:30 në komunën e Mitrovicës kanë votuar 5561 qytetarë me të drejtë vote, apo 6.40 për qind nga mbi 80 mijë votuesit potencialë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në rivotimin në Mitrovicë mund të vërehet një rënie e pjesëmarrjes në zgjedhje, nëse krahasohen shifrat e daljes në votime deri në orën 11:30 për zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit të 2010-ës.

Daka mohoi të ketë marrë informata për parregullsi eventuale apo ndonjë incident në pjesën veriore të komunës së Mitrovicës, ku, sipas saj, janë në funksion dy qendra të votimit me dy ekipe mobile.

Përsëritja e zgjedhjeve parlamentare në Mitrovicë bëhet pas evidentimit të parregullsive në raundin e parë më 12 dhjetor, 2010.
XS
SM
MD
LG