Ndërlidhjet

logo-print

Egjipti fajëson një grup të Al Kaidës për sulmin në kishë


Ministria e Brendshme e Egjiptit ka prova se grupi terrorist Ushtria e Islamit është përgjegjës për sulmet vdekjeprurëse në një kishë kopte në Aleksandri.

Sulmet që ndodhën natën e Vitit të Ri shkaktuan vdekjen e 23 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve.

Ministri egjiptian i Punëve të Brendshme, Habib el-Adili, tha se grupi palestinez ka lidhje me Al Kaidën.

Ushtria e Islamit, me seli në Gaza, dyshohet të jetë e përfshirë në një sulm ndërkufitar në 2006-ën, në të cilin ishte rrëmbyer ushtari izraelit, Gilad Shalit.
XS
SM
MD
LG