Ndërlidhjet

FIFA dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen për Kupën e Botës


Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka qëndruar në Shën Petersburg për të nënshkruar zyrtarisht deklaratën që e bën Rusinë nikoqire të Kupës së Botës më 2018.

Para ceremonisë së nënshkrimit, Blater takoi kryeministrin rus, Vladimir Putin, i cili u zotua se Moska do të shpenzojë miliarda dollarë për të përgatitur infrastrukturën e duhur.

Rusia u shpall mikrpitëse e Kupës së Botës në dhjetorin e kaluar. Në garë ishte Anglia, si dhe dy oferta të përbashkëta – njëra mes Holandës dhe Blegjikës dhe tjetra mes Spanjës dhe Portugalisë.
XS
SM
MD
LG