Ndërlidhjet

Debat për varrin e Leninit


Një anketë e re pyet rusët nëse është koha të varroset Vladimir Lenini. Trupi i balsamuar i njeriut që themeloi Bashkimin Sovjetik qëndron në mauzoleumin e tij në Sheshin e Kuq, edhe gati 20 vjet pas shembjes së shtetit komunist.

Kjo çështje është ngritur për diskutim disa herë në përvjetorët e vdekjes së Leninit.

Nuk është e qartë nëse qeveria do të veprojë në përputhje me rezultatet e anketës së Partisë Rusia e Bashkuar, por kryeministri Vladimir Putin ka thënë se për fatin e trupit të Leninit do të vendosë populli rus.
XS
SM
MD
LG