Ndërlidhjet

Berisha takohet me ambasadorët


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pritur në takime të ndara ambasadorin e SHBA-ve, ambasadorin e delegacionit të BE-së dhe atë të OSBE-së, për t'i njoftuar me hollësi mbi zhvillimet e fundit në vend.

Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet me dije se Berisha i risiguroi ambasadorët për vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe të institucioneve demokratike në vend.

Mësohet se kryeministri shqiptar ka pasur takime edhe me ambasadorë të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s dhe të BE-së.
XS
SM
MD
LG