Ndërlidhjet

Tiranë: Komision parlamentar për 21 janarin



Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmë vonë, me votat e shumicës parlamentare, ngritjen e komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit.

Sipas kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ky komision do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të shumicës për të hetuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011.

Komisioni do të hetojë për një afat prej tre muajsh personat që nxitën dhunën që shpërtheu në demonstratën e 21 janarit.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është takuar me ambasadorët e SHBAsë dhe BE-së në Tiranë. Berisha ka konfirmuar se qeveria e tij do të mbrojë Kushtetutën.

Kreu i socialistëve Edi Rama ishte dje në Gjirokastër dhe në Fier në ceremonitë mortore të dy prej të vrarëve të 21 janarit. Ai tha se opozita do të dalë sërish në protesta të premten e ardhshme.
XS
SM
MD
LG