Ndërlidhjet

Kavako Silva rizgjidhet president i Portugalisë



Anibal Kavako Silva ka fituar zgjedhjet presidenciale në Portugali. Presidenti aktual fitoi një mandat të dytë me 53% të votave, krahasuar me 20% që morri kandidati socialist Manuel Alegre.

Fitorja e Kavako Silvas është goditje për socialistët në pushtet, derisa Portugalia po përballet me vështirësi ekonomike.

Posti i presidentit në Portugali është më shumë ceremonial, por ai ka fuqinë të shkarkojë kryeministrin dhe të shpërbëjë parlamentin.
XS
SM
MD
LG