Ndërlidhjet

Palestinezët lëshuan pe për Jerusalemin?



Drejtuesit palestinezë i kanë hedhur poshtë si gënjeshtra dokumentat sekrete lidhur me bisedimet paqësore me Izraelin.

Sipas dokumentave në fjalë, të publikuara nga rrjeti televiziv Al Jazzera dhe gazeta britanike "Guardian", negociatorët palestinezë kanë ofruar koncesione shumë të mëdha me shpresën se do të merrnin një marrëveshje paqësore me Izraelin. Lëshimet e palës palestineze, sipas dokumentave, kanë të bëjnë me statusin e Jerusalemit dhe lagjjen ku gjendet xhamia e Al Aksës, një nga vendet e shenjta të islamit.

Dokumentat tregojnë se pala palestineze nuk ka marrë asgjë në shkëmbim të lëshimeve nga pala izraelite. Kjo e fundit e ka hedhur poshtë ofertën. Jerusalemin të dyja palët e duan si kryeqytet të shteteve përkatëse.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erakat i ka cilësuar dokumentat si gënjeshtra, derisa Departamenti i Shtetit tha se nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e tyre.
XS
SM
MD
LG