Atmosfera e të drejtave të njeriut në Rusi mbetet "thellësisht negative" pavarësisht retorikës pozitive nga autoritetet.
Në raportin vjetor të Human Rights Watch-it theksohet se angazhimet me fjalë të presidentit Medvedev, lidhur me të drejtat e njeriut, nuk janë mbështetur me veprime konkrete në mbështetje të shoqërisë civile.
Raporti nënvizon se aktivistët e të drejtave të njeriut, në veçanti ata në rajonin e Kaukazit të Veriut "mbeten të pambrojtur ndaj kërcënimeve dhe sulmeve", përfshi dhe akuzat ligjore.