Ndërlidhjet

HRW akuzon Iranin për torturë



Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se kriza e të drejtave të njeriut në Iran është thelluar në vitin 2010, ndërkohë që regjimi e ka përdorur torturën dhe frikësimin për t'i shtypur kritikët dhe për të konsoliduar pushtetin.

Në raportin për vitin 2010, HRW pohon se programi kundërthënës bërthamor i Iranit i ka "lënë në hije shqetësimet serioze lidhur me thellimin e krizës së të drejtave të njeriut në vend".

Organizata i akuzon forcat e sigurisë se kanë përdorur torturë për të nxjerrë deklarata, mbi bazën e të cilave gjykatat i kanë dënuar me burg afatgjatë, madje edhe me vdekje, njerëzit që u arrestuan gjatë protestave kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në vitin 2009.

HRW gjithashtu kritikoi Iranin për diskriminim të pakicave fetare.
XS
SM
MD
LG