Ndërlidhjet

Medvedev: Presim përgjigje të qartë për mburojën raketore



Presidenti rus Dimitri Medvedev paralajmëroi se Rusia dëshiron përgjigje të qartë nga NATO-ja mbi rolin e Moskës në mburojën raketore në Evropë.

Në takimin me emisarin rus në NATO, Dimitri Rogozin, Medvedev tha se Rusia mund të jetë e detyruar t'a stacionojë mburojën e vet raketore nëse nuk do t'i jepej rol i njëjtë në mburojën që po stacionohet nga Uashingtoni dhe aleatët e tij mbi Evropë.

Medvedev tha se Rusia ka nevojë për "mbrojtje të besueshme" përballë kërcënimeve nga jashtë, dhe se "do t'i japë përgjigje të duhur problemit me apo pa NATO-n".
XS
SM
MD
LG