Ndërlidhjet

Marti: UNMIK-u, EULEX-i të paaftë për mbrojtje të dëshmitarëve



Raportuesi i Këshillit të Evropës Dik Marti, ka deklaruar se nuk do të japë kurrfarë informatash të ndjeshme, siç janë identiteti i dëshmitarëve dhe deklaratat e tyre, deri sa nuk do të ketë "garanca absolute" se informatat do të mbeten sekrete.

Marti, i cili është autor i raportit për trafikim me organe njerëzore në Kosovë, e ka theksuar në një deklaratë për Rrjetin Hulumtues Ballkanik (BIRN) paaftësinë e UNMIK-ut dhe EULEX-it për t'i zhvilluar instrumentat për zbatimin e hetimeve të ndjeshme, siç janë mbrojtja e dëshmitarëve apo pengimi i rrjedhjes së informatave.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës nesër do të debatojë mbi raportin e Martit.
XS
SM
MD
LG