Ndërlidhjet

31 të vdekur në aeroportin e Moskës



Agjencitë ruse të lajmeve thonë se të paktën 31 njerëz kanë vdekur dhe 130 janë plagosur nga shpërthimi në aeroportin e Moskës.

Komiteti hetues tha se shpërthimi ndodhi në sallën ku mbërrijnë udhëtarët nga jashtë në aeroportin Domodedovo.

Raportet thonë se shpërthimi duket të ketë ndodhur nga një sulmues vetëvrasës në zonën ku merren valixhet.

ITAR-TASS citoi Ministrinë e Shëndetësisë të ketë thënë se "të dhënat paraprake" flasin se 31 njerëz e kanë humbur jetën.

Vladimir Markin, nga Komiteti i Hetuesisë tha se janë hapur hetime për atë që ai e quajti "vepër të dyshuar terroriste".

Raportohet se në Moskë janë shtuar masat e sigurisë pas sulmit në aeroport.

Në mars 2010, Moska përjetoi sulmin më të rëndë në gjashtë vitet e fundit, kur dy gra nga rajoni i Dagestanit e hodhën veten në erë në metronë e Moskës, duke vrarë 40 njerëz.
XS
SM
MD
LG