Ndërlidhjet

NATO në mars vendos për bartjen e përgjegjësive në Afganistan



NATO tha deri në mars do të vendosë nëse përgjegjësia për sigurinë në provincat afgane do bartet tek forcat qeveritare.

Sekretari i përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen, tha se pret që kalimi i përgjegjësive të fillojë në pranverë, në varësi nga rrethanat në teren.

Vitin e kaluar, anëtarët e NATO-s ranë dakord me qeverinë afgane që procesi i bartjes së përgjegjësive të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2011, por nuk caktuan një datë të saktë.
XS
SM
MD
LG