Ndërlidhjet

Topi: Dialogu politik - nevojë urgjente



Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka theksuar domosdoshmërinë e vendosjes së dialogut politik dhe institucional si hap të rëndësishëm për stabilitetin e vendit.

Ai i ka bërë këto komente në takimin me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Topi ka theksuar se mbizotërimi i maturisë dhe dialogut politik është një nevojë urgjente për vendin, dhe ka kërkuar nga aktorët politikë të përmbushin përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre duke vënë interesat e vendit dhe të popullit mbi gjithçka tjetër.

Presidenti Topi ka thënë se “institucionet dhe punonjësit e shtetit janë të shenjtë dhe të paprekshëm, ashtu siç janë të shenjta mbrojtja dhe kujdesi për jetën e qytetarëve.”
XS
SM
MD
LG