Ndërlidhjet

Gardian: Mesazhet akuzojnë, qeveria e Kosovës përgënjeshtron


Fuqitë perëndimore, që e kanë mbështetur qeverinë e Kosovës, dyshohet se kryeministrin e saj, Hashim Thaçi, e konsiderojnë “peshkun më të madh” të krimit të organizuar, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja londineze, Gardian, duke cituar dokumentet e rrjedhura të NATO-s, raporton agjencia Reuters.

Gazeta thekson se qeveria e Kosovës, nëpërmjet një zëdhënësi, i ka hedhur poshtë akuzat në dokumentet e rrjedhura.

“Këto janë akuza që kanë qarkulluar për më tepër se një dekadë”, tha zëdhënësi i qeverisë së Kosovës dhe ka shtuar se “ato janë të bazuara në thashetheme dhe inteligjencë të rrejshme e të qëllimshme serbe”.

Gazeta raporton se sipas këtyre dokumenteve të rrjedhura të NATO-s, që janë “aty diku nga viti 2004”, poashtu tregojnë se aleati i zotit Thaçi, Xhavit Haliti, kishte lidhje me mafian shqiptare.

Agjencia Reuters transmeton se gazeta nuk thotë se si kishin rrjedhur mesazhet e fshehta ushtarake dhe se raporti i saj nuk i elaboron detajisht akuzat kundër Hashim Thaçit, që i përmbajnë dokumentet e rrjedhura.
XS
SM
MD
LG