Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Pas sulmit në aeroport, shtohet siguria


Siguria është shtuar në Moskë, pas sulmit vetëvrasës me bombë në aeroportin më të ngarkuar në kryeqytetin e Rusisë, nga i cili u vranë së paku 35 vetë dhe u plagosën më se 150 të tjerë.

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se sulmi në aeroportin Domodedovo, ishte sulm terrorist dhe ka shprehur përkushtimin për t’i gjetur ata që janë përgjegjës.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë ka dyshime se përgjegjësia do të bie mbi militantët nga rajoni i Kaukazit Verior.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Bank Ki-mun, tha se ishte “i neveritur nga ky akt i pa arsyeshëm dhe i mjeruar i dhunës kundër personave të pafajshëm”.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka dënuar “këtë akt mizor të terrorizmit” dhe ka ofruar ndihmë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara solidarizohen me popullin e Rusisë.

“Dëshiroj të shpreh dënimin shumë të fuqishëm të sulmit terrorist në aeroportin e Moskës. Ne qëndrojmë me popullin e Rusisë në këtë moment të pikëllimit dhe zisë, ne ofrojmë ngushëllimet tona dhe solidarizimin tonë të fortë, derisa ata po e vazhdojnë betejën, me të cilën ballafaqohen shumë prej nesh, në luftimin dhe eliminimin e këtij kërcënimi ndërkombëtar terrorist”, tha Hillari Klinton, mbrëmë vonë në Uashington.
XS
SM
MD
LG