Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Refuzohet kthimi i shtatores në Egjipt


Një fondacion gjerman ka refuzuar kërkesën e Egjiptit për kthimin e shtatores së vjetër 3400 vjet, të Mbretëreshes Nefertiti.

Shtatorja kishte zgjuar interesimin e një milion vizitorëve në vit, në një muzeum të Berlinit.

Këshilli i Lartë i Egjiptit për Antikitete e kishte dërguar kërkesën te Fondacioni Prusian i Trashëgimisë Kulturore, që e udhëheq Muzeun e Ri, në kryeqytetin gjerman, ku gjendet shtatorja.
XS
SM
MD
LG