Ndërlidhjet

OKB: Papunësia globale mbetet në 205 milionë


Zyra e punës e Kombeve të Bashkuara thotë se nivelet e papunësisë globale po vazhdojnë të mbeten në 205 milionë, gjatë vitit të kaluar, dhe nuk pritet përmirësim i rëndësishëm gjatë vitit 2011.

Organizata Ndërkombëtare e Punës pret që numri i të papunëve në mbarë botën të zvogëlohet për së paku 1% këtë vit dhe të arrijë në 203,3 milionë njerëz.

Kjo agjenci me seli në Gjenevë të Zvicrës, thotë se sot janë 27,6 milionë më tepër të papunë se në vitin 2007, kur filloi kriza financiare.

Këto të dhëna janë paraqitur sot në Davos të Zvicrës, para se të filloj Forumi Ekonomik Botëror, ku marrin pjesë liderë politikë dhe të biznesit, për të diskutuar për gjendjen në botë.
XS
SM
MD
LG