Ndërlidhjet

logo-print

Liban: Protesta kundër Hezbollahut



Mijëra njerëz kanë protestuar sot në Liban kundër grupit radikal shiit të Hezbollahut, i cili duket se do të formojë qeverinë e re.

Protesta më të mëdha u mbajtën në qytetin verior Tripoli, ku protestuesit dogjën makinën e televizionit arab Al Jazeera.

Protesta pati edhe në qytetet tjera.

Presidenti i Libanit pritet sot të emërojë kandidatin e Hezbollahut, Naxhib Mikati, që të formojë qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG